Politikani, Isaac Herzog, u zgjodh ditën e sotme president i Izraelit.
Bëhet me dije se Parlamenti prej 120 anëtarësh e zgjodhi Herzogun, në një votim anonim.
Isaac Herzog do të pasojë Reuven Rivlinin, i cili mbaron detyrën muajin e ardhshëm.
Ndërkohë mësohet se ai është ish-kryetar i Partisë Laburiste të Izraelit, ndërsa si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses.
Pozicioni i presidentit të Izraelit është kryesisht ceremonial.