Ushtria izraelite vendosi të largojë mijëra ushtarë nga Rripi i Gazës, për herë të parë që nga nisja e ofensivës kundër militantëve të Hamasit.
Sipas të dhënave zyrtare luftimet po vazhdojnë në pjesën jugore të enklavës, teksa objektivat janë të njëjtë shkatërrimi i grupit militant dhe lirimi i pengjeve.
Ekspertët vlerësojnë se kjo lëvizje vjen pasi ushtria izraelite ka marrë kontrollin e pjesës veriore dhe po riorganizohet për një përballje më intensive në jug të Gazës.
Ushtria njoftoi të hënën se pesë brigada, do të largohen nga Gaza në javët e ardhshme për trajnim dhe pushim.
“Synimet e luftës nënkuptojnë luftime të stërzgjatura dhe ne duhet të përgatitemi për këtë”, deklaroi ai.