Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli sulmon Gazën pas lëshimit të balonave të zjarrit

2021/06/16 at 9:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli sulmon Gazën pas lëshimit të balonave të zjarrit

Izraeli filloi sulme ajrore në Gaza pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në Izraelin jugor, njoftoi ushtria izraelite.


Shpërthimet në Gaza u dëgjuan në orët e para të së mërkurës (16 qershor). Ky është sulmi i parë që nga arritja e armëpushimit që i dha fund luftimeve 11 ditore, muajin e kaluar.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se avionët e saj luftarakë goditën “përbërësit ushtarakë që i përkisnin organizatës terroriste Hamas”.

Balonët e zjarrit kanë shkaktuar rreth 20 zjarrë në Izraelin jugor, thanë zjarrëfikësit lokalë. Ushtria izraelite tha se është e gatshme për të gjitha skenaret “përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

Burimet palestineze të cituara nga AFP-ja thanë se forca ajrore e Izraelit shënjestroi të paktën një vend në lindje të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Nuk kishte asnjë informacion për viktima. Në Gaza jetojnë rreth 2 milionë banorë. Incidentet erdhën pasi grupet e ekstremit të djathtë në Izrael mbajtën një marsh kontrovers në Jerusalemin Lindor më 15 qershor. Qindra nacionalistë brohorisnin “vdekje për arabët”.

Marshimi vjetor që shënon kapjen e Jerusalemit Lindor më 1967 zakonisht kalon përmes lagjes myslimane, por autoritetet izraelite ndryshuan rrugën për të shmangur zonën.

Palestinezët e shohin marshin si provokim ndërsa Fatah e Hamas, dy organizatat më të mëdha palestineze, kanë bërë thirrje për “ditë të zemërimit” në Gaza dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Mbajtja e këtij marshimi ishte një sfidë për kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett. Ai morën detyrën më 13 qershor dhe i përket krahut nacionalist të vijës së ashpër.

Bennett e mori detyrën nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili u rrëzua nga pushteti pas 12 vjetësh.

Qeveria e autorizoi mbajtjen e marshimit, pavarësisht se kishte shqetësime se do të mund të rriste tensionet. Bennett dhe koalicioni i tij do të ishin kritikuar për kapitullim para Hamasit nëse qeveria do ta anulonte atë.

Nga luftimet në muajin maj mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit mbetën të vrarë 260 palestinezë, përfshirë disa luftëtarë, thanë autoritetet e Gazës. Në Izrael, 13 njerëz u vranë, duke përfshirë një ushtar, nga raketa dhe raketa të lëshuara nga Gaza, thanë policia dhe ushtria. Izraeli, SHBA-ja, BE-ja dhe vende tjera e konsiderojnë Hamasit si organizatë terroriste./ REL

Etiketa: gazaizraeliraketasulmi


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

10 Qershor, 2026 8:09 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Qershor, 2026 8:08 am
OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
Politikë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

9 Qershor, 2026 8:49 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

9 Qershor, 2026 8:25 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Lehtësisht mund ta bombardoj Iranin, por zgjedh marrëveshjen

9 Qershor, 2026 8:16 pm
Para
Pranga 61-vjeçarit, akuzohet se ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura

Pranga 61-vjeçarit, akuzohet se ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura

Putin dhe Biden në Gjenevë, Samiti i shpresave ruse

Putin dhe Biden në Gjenevë, Samiti i shpresave ruse

Përndiqte prej kohësh të miturën, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Kërcënoi bashkëshorten me thikë, arrestohet 41-vjeçari në Mat
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
10 Qershor, 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Qershor, 2026

Dashi Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi...

Lexo më shumë

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}