Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli, strehë për oligarkët rusë?

2022/03/18 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli, strehë për oligarkët rusë?

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin se duhet të zbatojë sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj oligarkëve rusë, disa prej të cilëve tashmë kanë shtetësi të dyfishtë ruso-izraelite.


Izraeli ka thënë se do të respektojë sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe po përpiqet të adresojë këtë çështje, duke vazhduar të mirëpresë imigrimin e hebrenjve të pasur rusë. Nga Jeruzalemi raporton korrespodentja Linda Gradstein.

Mediat izraelite i kanë ndjekur me vëmendje lëvizjet e avionit privat të oligarkut ruso-izraelit Roman Abramoviç, i cili është në listën e sanksioneve ndërkombëtare.

Zoti Abramoviç dhe oligarkët e tjerë kanë shtetësi të dyfishtë ruso-izraelite, kështu që qeveria izraelite nuk mund të pengojë hyrjen e tyre në Izrael, ose të konfiskojë pasuritë e tyre.

Por qeveria ka formuar një grup pune ku marrin pjesë disa agjenci ligjzbatuese, për të studiuar se si mund të zbatohen sanksionet për këta oligarkë.

“Izraeli nuk do të anashkalojë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael po koordinon çështjen, së bashku me partnerët, duke përfshirë Bankën e Izraelit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Autoritetin e Aeroporteve, Ministrinë e Energjisë dhe të tjerë”, theksoi Yair Lapid, Ministër i Jashtëm i Izraelit.

Disa dhjetëra oligarkë rusë, që kanë dhe shtetësi izraelite kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme për kauzat filantropike izraelite.

Dy ditë para se të niste lufta në Ukrainë, drejtuesit që merren me menaxhimin e memorialit izraelit të Holokaustit “Yad Vashem” mirëpritën premtimin e oligarkut rus Abramoviç për të dhuruar miliona dollarë.

Por kur u vendosën sanksionet ndërkombëtare kundër tij, administrata e memorialit i ndërpreu marrëdhëniet.

Sanksionet u vendosën ndaj zotit Abramoviç për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Disa njerëz e cilësojnë atë si “portofoli i Putinit”. “Roman Abramovich është sot donatori i dytë më i madh për memorialin ‘Yad Vashem’. Ai gjithashtu ka kontribuar shumë për të luftuar antisemitizmin. Edhe me klubin e futbollit “Chelsea” ai ka bërë vepra të mira. Por pas vendosjes së sanksioneve, pak rëndësi ka nëse ata kanë bërë disa gjëra të mira. Ju duhet të shikoni nëse paratë e tyre janë vërtet të rëndësishme në luftën që ka nisur presidenti Putin kundër lirisë dhe demokracisë”, thotë Natan Sharansky, ish-ministër i Izraelit.

Përveç oligarkëve, Izraeli mund të bëhet një strehë për qindra mijëra rusë me prejardhje hebreje që duan të largohen nga vendi i tyre.

Eli Gervits, një avokat ruso-izraelit i imigracionit në Tel Aviv, thotë se ka marrë mijëra pyetje në dy javët e fundit.

“Drejt zyrës tonë janë nisur pyetje për dy çështje kryesore. E para, njerëzit duan të largohen nga Rusia, të largohen nga Moska dhe të mbërrijnë në Izrael. Dhe e dyta, njerëzit duan të sjellin në Izrael paratë e tyre, jo vetëm nga Rusia, por nga e gjithë bota”, thotë ai. Por transferimi i parave jashtë Rusisë mund të bëhet gjithnjë e më i vështirë, pas fjalës së presidentit të Ukrainës në Kongresin amerikan, ku kërkoi më shumë saksione ndaj Rusisë.

Përveç kësaj presidenti Putin ka ndaluar transferimet e parave jashtë Rusisë për të forcuar ekonominë e tij që po shkatërrohet./ VOA



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Para
“Britania e ka kaluar pikun e pandemisë”

Johnson: Putin do të dështojë në Ukrainë

Macron mbi një orë bisedë telefonike me Putinin, çfarë diskutuan

Macron mbi një orë bisedë telefonike me Putinin, çfarë diskutuan

Dy vëllezërit e mitur gjenden gjallë pas 4 javësh në Amazonë

Dy vëllezërit e mitur gjenden gjallë pas 4 javësh në Amazonë
















TE FUNDIT

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Dhjetor, 2025

Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”. Këta...

Lexo më shumë

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
5 Dhjetor, 2025

Kremlini thotë se është duke pritur një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump pas bisedimeve të paqes në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Dhjetor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
5 Dhjetor, 2025

DASHI Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni gjatë gjithë ditës me Venusin në favorin tuaj. Lidhur me punën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com