Bota

Izraeli shkatërron me raketa zyrat e Al Jazeera dhe Asociated Press


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 15/05/21 |
Opi Nion

Izraeli ka goditur me raketa godinën ku ndodheshin zyrat e Al Jazeera dhe Asociated Press. E gjithë godian tashmë është shkatërruar, ndërsa nuk është e qartë nëse ka pasur persona të lënduar.

Al Jazeera ka raportuar se zyrat janë shkatërruar nga raketat izraelite. Izraeli paralajmëroi se do të bombardojë ndërtesën ku gjenden zyrat e Al Jazeera dhe media të tjera ndërkombëtare në Gaza brenda një ore dhe kërkoi të evakuuohen.

“Ushtria izraelite e okupimit jep një orë kohë për të evakuuar një ndërtesë që strehon zyra ndërkombëtare shtypi, përfshirë Al Jazeera,” thuhej në njoftim.

Fares Akram, korrespondent i Gazës për agjencinë e lajmeve Associated Press, shkroi në Tëitter: “Tani bomba mund të bjerë mbi zyrën tonë. Ne vrapuam poshtë shkallëve nga kati i 11-të dhe tani jemi duke parë ndërtesën nga larg, duke u lutur që ushtria izraelite të tërhiqet përfundimisht.”

 

Pas