Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli: Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk dorëzohet!

2025/08/22 at 10:06 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli: Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk dorëzohet!

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se qyteti i Gazës do të shkatërrohet plotësisht nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset dhe të lirojë të gjithë pengjet.

Deklarata e tij vjen pasi kabineti izraelit miratoi planet për një ofensivë të madhe ushtarake në qytetin e Gazës, pavarësisht kundërshtimeve të forta si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Hamasi ka rënë dakord me një propozim nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim 60-ditor, që sipas Katarit do të përfshinte lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura. Por Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka refuzuar propozimin, duke theksuar se kërkon lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në kushte të pranueshme për Izraelin.

Sipas autoriteteve izraelite, nga 50 pengjet e mbetura, besohet se vetëm 20 janë ende gjallë pas gati dy vitesh luftë.

Netanyahu deklaroi se ka urdhëruar rifillimin e negociatave dhe miratimin e planeve të IDF-së për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës dhe mposhtjen e Hamasit.

“Dy objektiva që ecin paralelisht: shkatërrimi i Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve”, tha Netanyahu nga selia ushtarake pranë Gazës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Katz theksoi: “Së shpejti, portat e ferrit do të hapen mbi kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gaza – derisa ata të pranojnë kushtet e Izraelit për përfundimin e luftës: lirimi i të gjitha pengjeve dhe çarmatosja e plotë”.

“Nëse nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të kthehet në Rafah dhe Beit Hanoun”, shtoi ai, duke iu referuar qyteteve që janë shkatërruar thuajse plotësisht gjatë operacioneve ushtarake izraelite.

Forcat izraelite kanë paralajmëruar organizatat humanitare dhe zyrtarët shëndetësorë që të përgatiten për evakuimin e rreth 1 milion banorëve të qytetit të Gazës drejt jugut, përpara fillimit të ofensivës tokësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka kundërshtuar planin, duke thënë se çdo përpjekje për të minuar sistemin shëndetësor ekzistues është e papranueshme.

OKB ka ngritur alarmin për rritjen e viktimave civile dhe shkatërrimin masiv në qytetin e Gazës, ndërsa organizatat humanitare kanë deklaruar se do të qëndrojnë për të ndihmuar civilët që nuk mund ose nuk duan të largohen.

Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet ndjeshëm. Organizata ndërkombëtare për sigurinë ushqimore (IPC) ka paralajmëruar se skenari më i keq i urisë së përgjithshme tashmë po realizohet në territorin palestinez.

Kujtojmë se Izraeli nisi ofensivën ushtarake në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, janë vrarë mbi 62,000 persona – shifra të cilat përdoren edhe nga OKB si burim i besueshëm për statistikat e viktimave.

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren

Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren

Kërcënoi një person me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë

Kërcënoi një person me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

Ndezën zjarr në Gramsh/ Arrestohet 26-vjeçari, ndiqet penalisht edhe babai i tij

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com