Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli ndërpret bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë

2024/11/04 at 8:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli ndërpret bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën Kombet e Bashkuara se do të ndërpresë bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, të njohur me shkurtesën ‘UNRWA’, me hyrjen në fuqi të një ligji të ri izraelit në fillim të vitit të ardhshëm.

Ligji i ri i miratuar nga parlamenti izraelit ndalon veprimtarinë e UNRWA-s në Izrael.

“Megjithëse OKB-së i kemi dorëzuar OKB-së prova të shumta që dëshmojnë infiltrimin e Hamasit në UNRWA, Kombet e Bashkuara nuk ndërmorën asnjë veprim për të korrigjuar situatën”, deklaroi përmes një komunikate ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

Izraeli ka kohë që e kritikon agjencinë UNRWA dhe ka akuzuar një pjesë të punonjësve të saj për pjesëmarrje në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Izraeli ka dhënë pak prova për të mbështetur pretendimet e veta dhe drejtuesi i UNRWA-s, Philippe Lazzarini deklaroi javën e kaluar se agjencia nuk ka marrë përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme Izraelit për t’i dhënë informacion të tillë.

“Prandaj, UNRWA gjendet në një situatë të pavolitshme, duke mos qenë në gjendje të përgjigjet ndaj pretendimeve për të cilat nuk ka prova, ndërkohë që këto pretendime vazhdojnë të përdoren për të minuar agjencinë”, deklaroi zoti Lazzarini.

UNWRA është shpërndarësi më i madh i ndihmës për palestinezët në Rripin e Gazës, ku kundërpërgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit ka shkatërruar shumë pjesë të territorit dhe ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës.

Zyrtari Lazzarini tha javën e kaluar se shpërbërja e agjencisë “do të ketë një ndikim katastrofik ndaj përgjigjes ndërkombëtare për situatën humanitare në Gazë”.

Letra e Izraelit drejtuar OKB-së thotë se shteti “do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe agjencitë tjera të OKB-së, për të siguruar lehtësimin e ndihmave humanitare për civilët në Gazë në një formë që nuk do ta minojë sigurinë e Izraelit”.

Agjencitë humanitare janë ankuar vazhdimisht për vonesat për të dërguar ndihmë në Gazë, si dhe për kushtet e pasigurta për të shpërndarë ndihmën në brendësi të Gazës për shkak të luftimeve.

Sulmi në Siri

Izraeli njoftoi të dielën se ka ndërmarr një sulm tokësor në Siri, duke kapur një shtetas sirian, për të cilin tha se ishte i përfshirë në rrjetet iraniane që mbështesin militantët në rajon.

Sulmi izraelit në Siri është i pari në këta 13 muaj të konfliktit në Lindjen e Mesme. Siria nuk e konfirmoi ende operacionin.

Ushtria izraelite nuk zbuloi detaje se ku ka ndodhur operacioni apo kur, por e identifikoi personin e kapur si Ali Soleiman al-Assi, duke shtuar se ai jetonte në rajonin jugor sirian Saida. Izraeli tha se ai ishte nën vëzhgimin e tyre për shumë muaj dhe se ishte i përfshirë në sulmet iraniane në Lartësitë e Golanit, rajon i aneksuar nga Izraeli, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Pamjet nga operacioni, të publikuara nga ushtria, treguan ushtarët derisa po arrestonin një person të veshur me një triko të bardhë brenda një ndërtese. Ky person u dërgua në Izrael për t’u marrë në pyetje, sipas ushtrisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi kufirin me Libanin të dielën, duke thënë se militantët e Hezbollahut në Liban duhet të largohen përtej lumit të Litanit, me apo pa marrëveshje për armëpushim dhe që grupit militant që mbështetet nga Irani duhet t’i parandalohet armatimi. Lumi është rreth 30 kilometra në veri të kufirit izraelit.

“Me apo pa marrëveshje, çelësi për kthimin e banorëve që jetojnë në pjesën veriore nëpër shtëpitë e tyre është ta mbajmë Hezbollahun përtej lumit të Litanit, të godasim secilën përpjekje të tyre për t’u armatosur dhe t’i përgjigjemi me forcë secilit veprim kundër nesh”, deklaroi kryeministri Netanyahu.

Para më shumë se një viti, militantët e Hamasit vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë, duke nxitur luftën e tanishme. Izraelit thotë se beson se Hamasi ende mban 101 pengje, përfshirë 35 persona që sipas ushtrisë kanë vdekur.

Kundër-ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 43,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij territori, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve.

Qeveria amerikane dhe vende të tjera perëndimore i kanë shpallur Hamasin dhe Hezbollahun organizata terroriste./VOA

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Partizani e pëson në fund, Teuta barazon në minutën e ’94

Partizani e pëson në fund, Teuta barazon në minutën e '94

Fitorja e partive të djathta në BE, Berisha: Rëndësi histori për Shqipërinë dhe të ardhmen drejt Evropës

Hapja e Urës së Madhe në Kukës, reagon Berisha: U inaugurua sot për herë të tretë!

Uashingtoni përgatitet për trazira, ngrihen gardhe hekuri rreth Shtëpisë së Bardhë dhe banesës së Harris

Uashingtoni përgatitet për trazira, ngrihen gardhe hekuri rreth Shtëpisë së Bardhë dhe banesës së Harris

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com