Izraeli ka njoftuar se kanë vrarë komandantin e forcës detare të Brigadës së Gazës të Hamasit, Ratab Abu-Taiban. Sipas ushtrisë izraelite, Ratab Abu-Taiban u vra gjatë sulmi ajror. Ai udhëhoqi tentativën për infiltrim të njerëzve të Hamasit në plazhin Zikim.
Më herët, IDF njoftoi gjithashtu se kishte vrarë kreun e forcave ajrore të Hamasit në Rripin e Gazës, Atsam Abu Rafa. Sipas deklaratës, Abu Rafa ishte një nga planifikuesit e sulmit të 7 tetorit, udhëhoqi terroristët që depërtuan në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë izraelite shtoi se Izraeli do të lejojë kamionët që transportojnë ushqime, ujë dhe ilaçe të hyjnë në Gaza.