Izraeli goditi brenda territorit libanez pasi raketat antitank u lëshuan në një post ushtarak të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pranë kufirit libanez, tha IDF të mërkurën.
Ushtria izraelite thotë se avioni i saj sulmoi një pikë vëzhgimi brenda Libanit që i përkiste Hezbollahut.
Më herët një raketë ishte lëshuar nga Libani drejt Izraelit. Grupi libanez Hezbollah tha se ata qëlluan në një vend izraelit me “raketa të drejtuara” në përgjigje të vrasjes së tre prej anëtarëve të tij të hënën.
Ushtria izraelite bëri me dije se po sulmon territorin libanez si kundërpërgjigje – dhe media shtetërore e Libanit tha se dy zona po bombardohen.
“Zona rreth Dhayra është duke u bombarduar nga artileria e armikut, ndërsa zona rreth Yarin po goditet me predha fosfori,” njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit./Opinion.al