Izraeli ka nisur aplikimin e një mënyre krejt unike, testimi për koronavirusin, përmes një rrjeti kabinash të vendosura në rrugë, të cila lejojnë zero kontakt mes mjekut dhe pacientit.
Sipas autoriteteve izraelite kjo mënyrë nuk është e kushtueshme, është e lehtë dhe e shpejtë për t’u ndërtuar, mbron stafin mjekësor, dhe ndihmon në frenimin e përhapjes në luftën kundër Covid-19.
Kabinat e prodhuara nga kompanitë e kujdesit shëndetësor, së bashku me partnerë civilë dhe ushtarakë ofrojnë një ambient steril për mjekun dhe pajisjet mund të dezinfektohen me shpejtësi nga njëri pacient tek tjetri.
Rezultatet e testit dalin për disa orë dhe i dërgohen pacientit përmes të dhënave të tij elektronike shëndetësore./Opinion.al