Kryeministri izraelit njoftoi arritjen e një marrëveshje me opozitën për formimin e një qeverie emergjence.
“Një kabinet lufte do të ndërtohet”, me Benjamin Netanyahun, Benny Gantz dhe Ministrin e Mbrojtjes. Kjo nënkupton se gjatë periudhës së luftës, “nuk do të bëhet asnjë ligj apo vendim qeverie që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës”.
Gjithashtu do të emërohen edhe dy zyrtarë të tjerë, që do të shërbejnë në rolin e vëzhguesve të kabinetit të menaxhimit të luftës.
Ftesën për të krijuar një qeveri të tillë, Netanjahu e kishte dërguar që të shtunën në adresë të partisë Jair Lapid dhe të Gantz.