Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli e godet një xhami në Bregun Perëndimor, zotohet për sulme më të ashpra në Gazë

2023/10/22 at 12:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli e godet një xhami në Bregun Perëndimor, zotohet për sulme më të ashpra në Gazë

Ushtria e Izraelit tha të dielën se e ka goditur një disa anëtarë të grupit militant, Hamas, që dyshohet se ishte strehuar në një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, si dhe paralajmëroi se do t’i ashpërsojë bombardimet në Rripit e Gazës së udhëhequr nga Hamasi.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se xhamia al-Ansar, e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Jenin, po përdorej nga Hamasi dhe militantët e Xhihadit Islamik. IDF-ja e përshkroi këtë vend si “kompleks terrorist” që po përdorej për të planifikuar sulme.

Jenin cilësohet si bastion i militantëve palestinezë, ku Ushtria e Izraelit shpesh kryen sulme vdekjeprurëse.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dy palestinezë u vranë gjatë sulmeve izraelite atje. Tre palestinezë të tjerë u vranë gjatë konfrontimeve në zonat Nablus dhe Jenin të dielën, sipas saj.

Gjendja e sigurisë në Bregun Perëndimor është e tensionuar tash e disa muaj dhe tensionet u rritën edhe më shumë pas 7 tetorit, kur militantët e Hamasit në Gazë e thyen mbrojtjen kufitare dhe u futën në jug të Izraelit duke i vrarë më shumë se 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer së paku 210 të tjerë.

Kjo ka bërë që të rriten druajtjet për shpërthimin e dhunës së përditshme mes palestinezëve, ardhësve izraelit dhe ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

Sipas Ministrisë palestineze, 90 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor në dy javët e fundit. Ndërsa, që nga fillimi i këtij viti janë vrarë 286 palestinezë.

Ndërkohë, bombardimet izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës kanë vazhduar pareshtur edhe mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Më shumë se 4.300 njerëz janë vrarë në Gazë si pasojë e bombardimeve izraelite që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së udhëhequr nga Hamasi.

Kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, tha se Izraeli do t’i ashpërsojë sulmet kundër Hamasit në Rripin e Gazës para pushtimit të pritur tokësor.

“Ne jemi futur në fazën e radhës së luftës në kushtet më të mira”, tha Hagari të shtunën mbrëma.

Ju sugjerojmë

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
Rajoni

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

9 Korrik, 2025 2:48 pm
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Rajoni

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

9 Korrik, 2025 2:29 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

9 Korrik, 2025 2:10 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

9 Korrik, 2025 2:02 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Elbasan/Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi…shpallet në kërkim 55-vjeçari

9 Korrik, 2025 1:54 pm
Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
Aktualitet

“Çështja Salianji sapo ka nisur”/ Roli që do ketë ish-deputeti në PD sipas Berishës

9 Korrik, 2025 1:45 pm
PE e miratoi/Raporti për Shqipërinë: Prioritet forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe…
Aktualitet

PE e miratoi/Raporti për Shqipërinë: Prioritet forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe…

9 Korrik, 2025 1:33 pm
“Zgjedhjet nuk i njohim”/ Berisha: Në shtator nisin protestat, janë të vonuara..
Aktualitet

“Zgjedhjet nuk i njohim”/ Berisha: Në shtator nisin protestat, janë të vonuara..

9 Korrik, 2025 1:28 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

9 Korrik, 2025 1:16 pm
Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Bota

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

9 Korrik, 2025 1:13 pm
Para
Ushtria izraelite sulmon dy aeroporte të Sirisë, humbin jetën dy persona

Ushtria izraelite sulmon dy aeroporte të Sirisë, humbin jetën dy persona

Reshjet e shiut, rrëshqet rruga pranë Kalasë së Gjirokastrës

Reshjet e shiut, rrëshqet rruga pranë Kalasë së Gjirokastrës

Dëshmia e ish-drejtorit të klubit Partizani: Më pushuan nga puna kur erdhi në pushtet Berisha, më ofruan…

Dëshmia e ish-drejtorit të klubit Partizani: Më pushuan nga puna kur erdhi në pushtet Berisha, më ofruan...

TE FUNDIT

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
9 Korrik, 2025

Greqia do të ndalojë për tre muaj të gjitha seancat dëgjimore për azil për migrantët që mbërrijnë me anije nga...

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
9 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit...

Lexo më shumë

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë në aeroportin “Nikola Tesla”. Pasagjerët shihen teksa...

Lexo më shumë

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
9 Korrik, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com