Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Izraeli do të sfidojë Turqinë nga 30 km larg”, Erdogan: Ta harrojnë copëtimin e Lindjes së Mesme

2024/10/04 at 6:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Izraeli do të sfidojë Turqinë nga 30 km larg”, Erdogan: Ta harrojnë copëtimin e Lindjes së Mesme

“Kushdo që njeh historinë, historinë e feve, politikën dhe diplomacinë, do ta kuptojë lehtësisht lidhjen e çështjes me Jerusalemin, Xhaminë Al-Aksa dhe lakminë për tokën e premtuar. Ne e dimë shumë mirë se cila është toka e premtuar. Ata fjalë për fjalë po hyjnë në një garë për të sfiduar Turqinë në një distancë prej 30 kilometrash.”

Kjo ishte një pjesë e fjalimit të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në eventin “TEKNOFEST 2024” që po zhvillohet në Adana, përmes së cilës donte të shpjegonte sipas tij qëllimet e vërteta të luftës që Izraeli i ka shpallur Libanit.

Erdogan u shpreh më tej se Ankaraja i ka të qarta qëllimet e administratës izraelite për të ndarë hartën e Lindjes së Mesme.

“Rajoni ynë po përjeton ditët më të dhimbshme të viteve të fundit. Tensionet, konfliktet dhe luftërat po shkatërrojnë gjeografinë tonë nga brenda. Si komb ne po i ndjekim me zemër të thyer masakrat në Gaza dhe Liban. Izraeli fillimisht pushtoi Gazën me pretekstin e Hamasit. Tani po derdh gjak në Liban me pretekstin e Hezbollahut. Pasi martirizuan Ismail Haniye, ata vranë liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah.  Sa herë që afrohet një armëpushim, paqe dhe qetësi në rajon, qeveria izraelite kryen një provokim që do ta hedhë në erë këtë proces. Ata po përdorin çdo mjet për të përhapur luftën në të gjithë rajonin dhe për të mbytur atë në gjak e lot”, u shpreh lideri turk.

Por Turqia sipas Erdohanit do të luftojë për t’u mbrojtur vetë dhe njëherësh për të mos lejuar copëzimin e rajonit.

“Jemi përballë një gjendjeje çmendurie nga ku marrin kënaqësi duke vrarë edhe foshnjat që mbajnë nënat në krahë. Një plan tinëzar është vënë në praktikë në rajonin tonë, i cili nuk do të kufizohet në Gaza, Bregu Perëndimor dhe Liban. Nuk ka nevojë të jesh një profet për të parë dhe kuptuar se cili është qëllimi përfundimtar i këtij plani. Ne do të mbrojmë siç duhet atdheun dhe qytetarët tanë nga sytë e këqij. Përballë çmendurisë në të cilën ndodhet rajoni ynë, ne do të qëndrojmë në anën e drejtësisë, në anën e të shtypurve, siç kemi bërë deri tani. Ne nuk do të lejojmë që rajoni jonë të copëtohet sërish me një ndarje të re Sykes-Picot. Toka e këtij vendi do të jetë gjithmonë e sigurt”, deklaroi Erdogan.

Në fund nuk e kurseu aspak një akuzë për Perëndimin, duke thënë se ata e furnizojnë Izraelin me armë dhe bomba, duke mbyllur sytë para masakrave mbi civilët në Gaza e Bejrut.

“Pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, për fat të keq, fuqitë perëndimore vazhdojnë t’i ofrojnë armë, municione, inteligjencë dhe mbështetje diplomatike. Është e qartë se nga kanë ardhur mijëra tonë bomba që kanë rënë në Gaza dhe Liban, nga janë prodhuar dhe se kush i ka furnizuar. Me gjithë respektin e duhur, ata që ofrojnë bombat janë po aq përgjegjës për çdo pikë gjaku të derdhur, ashtu si ata që hedhin bombat. Këtë më duhet ta them shumë qartë këtu”, theksoi Erdogani.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
VIDEO/ Vlora si Venecia! Uji mbulon rrugët e makinat

VIDEO/ Vlora si Venecia! Uji mbulon rrugët e makinat

Moti i keq në vend, rrëzohet pema në Tiranë

Moti i keq në vend, rrëzohet pema në Tiranë

Shqipëria çel zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Filo dorëzon letrat kredenciale

Shqipëria çel zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Filo dorëzon letrat kredenciale

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com