Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar të mërkurën, 17 dhjetor, se Izraeli ka miratuar marrëveshjen më të madhe të gazit në historinë e vendit, me vlerë rreth 35 miliardë dollarë.
Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në gusht me kompaninë amerikane Chevron dhe partnerët e saj izraelitë NewMed dhe Ratio, parashikon furnizimin e Egjiptit me gaz natyror nga fusha Leviathan.
Izraeli do të eksportojë rreth 130 miliardë metra kub gaz deri në vitin 2040.
Netanyahu tha se marrëveshja do të ndihmojë stabilitetin rajonal dhe do të lehtësojë krizën energjetike në Egjipt, i cili është detyruar të importojë gaz të lëngshëm për shkak të rënies së prodhimit vendas që nga viti 2022.
Chevron e përshëndeti miratimin, i cili hap rrugën për zgjerimin e fushës së gazit Leviathan.















