Ushtria izraelite ka bombarduar mëngjesin e sotëm disa baza ushtarake siriane dhe iraniane brenda kufirit të Sirisë. Ky operacion vjen si kundërpërgjigje të sulmeve me raketa në dy ditët e fundit në Rrafshnaltën e Golanit në Izrael.
Aeroplanët luftarakë izraelitë, goditën objektivat që i përkisnin njësive Kuds të Iranit që janë pjesë e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ndërsa mediat siriane raportojnë se 2 civilë kanë humbur jetën nga këto bombardime, teksa theksojnë se një pjesë e raketave u asgjësuan nga sistemi mbrojtës i vendit.
Nga ana tjetër edhe ushtria izraelite raporton se sistemi i saj mbrojtës asgjësoi 4 raketa të lëshuara nga Siria drejt qyteteve kufitare.
Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, kryeministri Netanjahu përsëriti qëndrimin se “Izraeli do t’i kundërpërgjigjet çdo sulmi”, ndërsa për ngjarjen ka reaguar dhe Rusia, duke e cilësuar si një lëvizje të gabuar nga ana e shtetit hebraik./Opinion.al