Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli “afroi” Turqinë dhe Egjiptin

2024/09/04 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Izraeli “afroi” Turqinë dhe Egjiptin

Erdogani e quajti Al-Sisin një “vrasës” në vitin 2019, e tani e quan atë “vëlla”. Si erdhi te kjo kthesë dhe cilat mund të jenë pasojat?


“Disa duan të më pajtojnë me Al-Sisin. Unë e refuzoj këtë. Nuk do të ulem në të njëjtën tryezë me një antidemokrat,” tha presidenti turk Recep Tayyp Erdogan në vitin 2019 për homologun e tij egjiptian Abd al-Fattah al-Sisi. Ndërsa atë e quajti “vrasës”.

Arsyeja është një grusht shteti ushtarak kundër Mohamed Morsit, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike pas të ashtuquajturës Pranverë Arabe. Al-Sisi ishte komandant ushtarak në atë kohë.

Ideologjia e Vëllazërisë Myslimane Islamike, e përkrahur nga Morsi, pati gjithashtu një ndikim në politikat e Erdoganit. Pas protestave në sheshin Tahrir të Kajros në vitin 2013, Erdogan përdori gjestin e Vëllazërisë Myslimane në çdo rast.

Pak para zgjedhjeve lokale në vitin 2019, Erdogani e quajti kundërshtarin socialdemokrat të partisë së tij si të afërt me qeverinë e Al-Sisi: “A do të vendosim të dielën për (kandidatin tonë) Binali Yıldırım apo për Al-Sisin?”

Nga “vrasësi” në “vëlla”

Por ato kohë tani kanë kaluar. Al-Sisi dhe Erdogani u takuan në vitin 2022 gjatë Kampionatit Botëror në Katar dhe shtrënguan duart. Fotoja virale u pasua me një “diplomaci tërmeti”. Pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në vitin 2023, Al-Sisi telefonoi menjëherë me Erdoganin, ndërsa pak ditë më vonë, ministri i Jashtëm egjiptian Samih Shukri vizitoi zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Në shtator 2023, të dy presidentët u takuan gjatë samitit të G20 në Indi. Në shkurt 2024, Al-Sisi priti Erdoganin në Kajro dhe të dy udhëheqësit buzëqeshën para kamerave. Erdogan papritmas ndryshoi retorikën e tij dhe “vrasësin” e quajti “Vëllai im i respektuar”.

Tani Al-Sisi do të pritet në Ankara më 4 Shtator, për herë të parë. Dy fuqitë rajonale duan të thellojnë më tej marrëdhëniet e tyre.

Izraeli i bashkon

Qëndrimi i ngjashëm i dy vendeve ndaj konfliktit izraelito-palestinez luajti një rol të rëndësishëm në afrimin e këtyre vendeve.

“Lufta në Lindjen e Mesme dhe mënyra se si Izraeli po e zhvillon këtë luftë ka luajtur një rol unifikues,” thotë Celine Nasi, nga London School of Economics (LSE). Ekspertja e krahason marrëdhënien mes këtyre vendeve me një “martesë nga interesi”.

“Edhe pse të dy vendet nuk janë gjithmonë dakord, interesat e tyre janë në një linjë. Të dyja duan një armëpushim, të dyja duan tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës dhe krijimin e një shteti palestinez,” thotë Nasi.

Këtë e konfirmon edhe Gamal Abdel Gavad, politolog nga Universiteti Amerikan në Kajro. “Ekziston një marrëveshje thelbësore midis dy vendeve në lidhje me zgjidhjen e këtij konflikti,” thotë Gavad. Bashkëpunimi mes Kajros dhe Ankarasë do të lehtësojë më tej arritjen e synimeve që kanë të dyja vendet në rajon, beson ai.

Por afrimi pjesërisht përkon edhe me interesat e vetë Izraelit, thekson Mithat Rende, ish-ambasadori turk në Katar. “Në fakt, Izraeli ka dashur gjithmonë që këto dy vende të afrohen mes vete. Izraeli do që vendet me shumicë myslimane të bashkohen dhe të krijohet një front mysliman kundër Iranit,” thotë Rende.

Turqia synon të luajë një rol konstruktiv në Gaza – gjë që është e mundur vetëm me bashkëpunimin e Egjiptit.

“Është e rëndësishme që marrëdhëniet me Egjiptin të jenë të mira. Për të qenë në gjendje të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, Turqia ka nevojë për ndihmën e Egjiptit, sepse 90 për qind e kësaj ndihme dërgohet përmes pikës kufitare Rafah”, thotë Nasi.

Përfitim ekonomik për të dyja palët

Pas këtij përmirësimi të marrëdhënieve, përveç shkaqeve gjeopolitike, qëndrojnë edhe interesat ekonomike. “Ekonomitë e të dy vendeve plotësojnë njëra-tjetrën. Egjipti është i pasur me energji, ndërsa Turqia ka një infrastrukturë industriale të zhvilluar. Investitorët turq tregojnë interes të madh për Egjiptin,” thotë Rende.

“Egjipti është bërë një lojtar i rëndësishëm për sa i përket energjisë”, pohon Nasi, duke iu referuar depozitave të naftës dhe gazit – nga të cilat edhe Turqia dëshiron të përfitojë.

Egjipti luan një rol kyç në “Forumin e Gazit të Mesdheut Lindor” (East Mediterranean Gas Forum), sepse Kajro është selia e kësaj organizate. Ndër vendet e tjera mesdhetare të përfshira në këtë shoqatë, janë edhe Greqia, Qiproja, Franca, Izraeli, Italia, Jordania dhe territoret palestineze, por jo edhe Turqia.

“Lajm i mirë”

Ulja e tensionit mes dy vendeve është parë nga ekspertët si një zhvillim pozitiv, jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë botën.

“Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për të gjithë. Stabiliteti në Mesdheun Lindor është i rëndësishëm për të gjitha palët,” thotë Rende.

“Këtu bëhet fjalë për dy ushtritë më të forta dhe dy shoqëritë që konsiderohen si më të arsimuarat në botën islame. Përveç kësaj, këto vende kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë globale”, thekson diplomati, duke treguar Bosforin, Dardanelet dhe Kanalin e Suezit.

“Ne jemi në një kohë kur zinxhirët globalë të furnizimit po ndryshojnë. Në të ardhmen, konkurrenca midis SHBA dhe Kinës mund të shndërrohet në një konflikt. Ndërsa Turqia dhe Egjipti do të shërbejnë si baza prodhimi.”/DW



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, humbin jetën tre persona

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, humbin jetën tre persona

Ministri i Jashtëm i Ukrainës jep dorëheqjen

Ministri i Jashtëm i Ukrainës jep dorëheqjen

SHBA: Infrastruktura e zgjedhjeve presidenciale është e sigurt

SHBA: Infrastruktura e zgjedhjeve presidenciale është e sigurt
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com