Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izrael, plane për largimin e palestinezëve nga Gaza

2025/02/07 at 8:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Izrael, plane për largimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëroi ushtrinë e Izraelit të hartojë një plan për largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, pas propozimit të Presidentit amerikan Donald Trump për mënyrën se si do të administrohej territori i shkatërruar.


“Kam udhëzuar ushtrinë që të përgatisë një plan për të mundësuar largimin vullnetar të banorëve të Gazës”, tha të enjten ministri i Mbrojtjes Israel Katz, duke shtuar se ata mund të shkojnë “në çdo vend që dëshiron t’i pranojë ata”.

Ministri Katz tha se plani “do të përfshijë opsione për daljet dhe kalimet tokësore, si dhe një marrëveshje të veçantë për largime nga deti dhe ajri”.

Zoti Katz mirëpriti “planin e guximshëm” të Presidentit Trump për zhvendosjen e banorëve nga Gaza, e shkatërruar nga sulmet tokësore dhe ajrore izraelite që kishin në shënjestër militantët e Hamasit.

Presidenti Trump të enjten tha se Izraeli duhet t’ia dorëzojë Rripin e Gazës Shteteve të Bashkuara pas përfundimit të luftës me Hamasin dhe se për këtë nuk do të kishte nevojë për ushtarë amerikanë.

Presidenti Trump, i cili ka bërë thirrje për vendosjen e Gazës nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, publikoi planin e tij në rrjetin Truth Social. Sipas planit të tij, tha ai, më shumë se 2 milionë palestinezë “do të vendoseshin në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon”.

Zoti Trump nuk tha nëse kjo përfshinte edhe rajonin e Gazës apo nëse vendet e rajoni kanë rënë dakord t’i pranojnë ato.

“Ata në fakt do të kishin një shans për të qenë të lumtur, të sigurt dhe të lirë”, tha ai.

Ndërkohë, Hamasi të enjten u bëri thirrje të gjitha fraksioneve palestineze të bashkohen kundër propozimit të Presidentit Trump për marrjen e Gazës.

Zoti Trump në fillim të kësaj jave tha se mund të paramendonte dërgimin e trupave amerikane në Gaza për të lehtësuar kontrollin amerikan, por tha në një postim tjetër më vonë se me dorëzimin e territorit nga Izraeli, “Nuk do të nevojiteshin ushtarë nga Shtetet e Bashkuara! Stabiliteti për rajonin do të mbretëronte!!!”

Plani i papritur i zotit Trump për marrjen e Gazës, i shpallur në fillim të kësaj jave në një konferencë të përbashkët për shtypin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, është kritikuar gjerësisht nga aleatët dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, shumë prej të cilëve përsëriten përkushtimin për krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.

Zgjidhja me dy shtete ka qenë një qëndrim i gjatë i Shteteve të Bashkuara, por ajo kundërshtohet nga kryeministri izraelit Netanyahu.

Gaza është shkatërruar nga lufta mbi një vjeçare mes Izraelit dhe Hamasit.

Por në komentet e tij të reja, Presidenti Trump tha: “Shtetet e Bashkuara, duke punuar me ekipe të mëdha zhvillimi nga e gjithë bota, do të fillonin ngadalë dhe me kujdes ndërtimin e asaj që do të bëhej një nga projektet zhvillimore më të mëdha dhe më spektakolare të këtij lloji në Tokë”.

Të martën, Presdenti Trump tha se një Gazë e zhvilluar do të bëhej “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i ofroi mbështetje planit të Presidentit Trump të enjten, duke thënë se Rripi i Gazës “nuk është i banueshëm” për shkak të armëve të pashpërthyera dhe rreziqeve të tjera. Ai shtoi se njerëzit do të duhet të jetojnë diku tjetër ndërsa rajoni të rindërtohet.

Sekretari Guterres: Mos e përkeqësoni problemin

Propozimi i Presidentit Trump ka hasur në kritika të gjera, duke përfshirë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

“Në kërkimin e zgjidhjeve, ne nuk duhet ta përkeqësojmë problemin” duke i larguar palestinezët nga Rripi i Gazës, tha zoti Guterres. “Është me rëndësi jetike t’i qëndrojmë besnik themelit të së drejtës ndërkombëtare. Është thelbësore të shmanget çdo formë spastrimi etnik”.

Transferimi me forcë i popullsisë është rreptësisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjë spastrim etnik.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të mërkurën se propozimet e Presidentit Trump “shkaktojnë shqetësim të thellë tek disa njerëz, madje edhe tmerr” dhe do të ishin “të papranueshme sipas ligjit ndërkombëtar”.

Liga Arabe prej 22 anëtarësh tha se plani i Presidentit Trump “përfaqëson një recetë për destabilitet” dhe nuk do të avanconte perspektivat e shtetësisë palestineze.

“Ata duhet të lejohen në shtëpitë e tyre” tha të mërkurën kryeministri britanik Keir Starmer.

“Ata duhet të lejohen të rindërtojnë vendin e tyre dhe ne duhet të jemi me ta në këtë proces, në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete.”

Pas sugjerimit të Presidentit Trump për kontrollin mbi Gazën, Australia, Kina, Gjermania, Irlanda, Rusia, Arabia Saudite dhe Spanja thanë se ata vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje me dy shtete.

Grupi militant Hamas që Shtetet e Bashkuara e kanë përcaktuar si organizatë terroriste tha se propozimi i Presidentit Trump për Gazën ishte një “recetë për krijimin e kaosit dhe tensionit në rajon. Në vend që të mbajë Izraelin përgjegjës për krimin e gjenocidit dhe zhvendosjes, ai shpërblehet, jo ndëshkohet”.

Luftimet në Gazë janë ndalur, përveç sulmeve të herëpashershme, ndërsa vazhdon armëpushimi gjashtë-javor midis Izraelit dhe Hamasit.

Hamasi besohet se ende mban rreth 60 robër të gjallë.

Gjatë fazës së parë të armëpushimit, militantët liruan 18 pengje, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Më shumë njerëz do të lirohen në javët e ardhshme dhe negociatorët po punojnë për detajet e një faze të dytë të planifikuar të armëpushimit që do t’i jepte fund konfliktit, do të lironte pengjet e mbetura dhe do të shihte tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

Disa informacione për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’./voa



Ju sugjerojmë

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

14 Tetor, 2025 1:32 pm
Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
Aktualitet

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

14 Tetor, 2025 1:27 pm
Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
Bota

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

14 Tetor, 2025 12:58 pm
Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
Kronikë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

14 Tetor, 2025 12:51 pm
Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?
Bota

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

14 Tetor, 2025 11:57 am
Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron
Bota

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

14 Tetor, 2025 10:55 am
Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
Para
Trump: Javën e ardhshme mund të zhvillohet takimi me Zelenskyn

Trump: Javën e ardhshme mund të zhvillohet takimi me Zelenskyn

“Të kam thënë 30 herë!”/ Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

“Të kam thënë 30 herë!”/ Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Po a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Po a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?
















TE FUNDIT

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
14 Tetor, 2025

Prokurori Olsjan Çela ka shprehur në komision opinionin e tij lidhur me Kodin Penal. Çela tha se është e pamundur...

Lexo më shumë

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
14 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, teksa po raporton në Komisionet Parlamentare, u pyet edhe për draftin e Kodit të ri...

Lexo më shumë

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
14 Tetor, 2025

Gjatë raportimit për veprimtarinë vjetore të vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela tregon se ka...

Lexo më shumë

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
14 Tetor, 2025

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, për marrëveshjen e paqes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com