Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia është njoftuar se nesër do të transferohet nga burgu i Reçit në atë të Rrogozhinës.
Haxhia është i dënuar me 21 vite burg në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998 dhe është duke vuajtur dënimin në burgun e Reçit.
Lajmin për transferimin e tij nga burgu i Reçit në Burgun e Rrogozhinës e ka ndarë avokati mbrojtës i Haxhisë, Idajet Beqiri.
Sipas avokatit, Haxhia është njoftuar në mënyrë të papritur dhe kjo lëvizje për transferim është me sfond të dyshimtë.
Beqiri i bën apel Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.