Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izet Haxhia, mundësia e rihapjes së dosjes “Hajdari” dhe Sali Berisha

2018/03/09 at 10:08 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Izet Haxhia, mundësia e rihapjes së dosjes “Hajdari” dhe Sali Berisha

Nga Ferdinand Dervishi


Pak javë më parë gjyqësori i shtetit turk i hapi udhë ekstradimit të Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-Presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demoktarike, Sali Berisha, arrestuar në këtë shtet qysh në verën e vitit 2006, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpol-Tirana.

Izet Haxhia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton i dënuar me 25 vite heqje lirie nga drejtësia shqiptare, pas akuzës së vërtetuar se ishte bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur në 12 shtator të vitit 1998, në qendër të Tiranës, në afërsi të selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Të ndjella nga ky lajm, disa media shqiptare, kryesisht elektronike, kanë mundur të kontaktojnë me Izet Haxhinë dhe të marrin prej tij deklarata të ndryshme, ku për fat të keq, më të përzgjedhurat, që përbëjnë edhe kokat e lajmeve, nuk kanë lidhje me problemet e tij, dënimin e pretenduar si të padrejtë, pa prova apo të pajustifikuar e të tjera, por janë disa akuza që Haxhia ngre ndaj ish-eprorit të tij Sali Berisha.

Sipas Izet Haxhisë, ai nuk i frikësohet ekstradimit, pra rikthimit në pranga në Shqipëri, pasi ka të drejtë që të rigjykohet për shkak se është dënuar në mungesë dhe padrejtësisht. Në këtë pikë Izet Haxhia sjell edhe alibitë e veta duke pretenduar mosimplikim në vrasjen e Azem Hajdarit, ndërkohë që disa media me orientim të qartë politik, më së shumti u mëshojnë asaj pjese të deklaratave të Haxhisë që akuzojnë Sali Berishën si të implikuar në ngjarjen e 12 shtatorit 1998.

Rrethana e re apo fakti i ri që Izet Haxhia ka deklaruar për mediat e interesuara thotë se “Sali Berisha ishte njeriu që e futi në grackë Azem Hajdarin, apo e nxorri në pritë për ta vrarë”. Më hollësisht, “Sali Berisha, që ishte në zyrën e tij, i kërkoi Azem Hajdarit që dilte jashtë për të verifikuar një makinë me persona të dyshimtë të parkuar në afësi të selisë së Partisë Demokratike”.

Në vija të trasha ky është karremi me ngjyra që mediat kanë kafshuar. Por, duke e konsideruar fakt të kryer ekstradimin e Izet Haxhisë, a jemi përpara mundësisë reale të rihapjes së dosjes “Hajdari”?

Duhet pohuar se Izet Haxhia e ka një mundësi për rigjykim. Ai vërtet është gjykuar në mungesë dhe në këto raste ligjet, përfshirë ato shqiptare, e parashikojnë rigjykimin. Për më tepër Izet Haxhia ka në favor edhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të datës 5 nëntor 2013, që është shprehur se e “deklaron të pranueshme ankesën e ankuesit (Izet Haxhia) sipas nenit 6 të Konventës (kapitulli: E drejta për gjyq të ndershëm) në lidhje me dënimin e tij në mungesë”.

 

Gjithsesi në lidhje me rigjykimin apo jo të Izet Haxhisë, fjala e fundit i takon gjyqësorit shqiptar.

Por, duke e marrë rigjykimin si të mirëqenë, a ka mundësi Izet Haxhia që, me dëshmitë e tij përpara gjykatës, të implikojë Sali Berishën?

Në fakt Izet Haxhia është vërtet njeriu kyç i çështjes “Hajdari”. Kjo sepse përgjatë ecurisë së hetimit dhe gjykimit të çështjes ai shfaqet si personazhi më enigmatik. I rreshtuar politikisht në të njëjtin krah me Azem Hajdarin, madje në majë të organizimit të Partisë Demoktarike, ditën e vrasjes së Azemit ai shfaqet në krahun tjetër, i rreshtuar me vrasësit, të njohur si mbështetës të Partisë Socialiste dhe dy ditë më pas, më 14 shtator, gjatë tentativës së grushtit të shtetit, shfaqet sërish në krye të militantëve të Partisë Demokratike. Kështu që informacioni që Izet Haxhia ka në memorie në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit sigurisht që është më i ploti dhe më i sakti i mundshëm. Por këtu ka një problem të madh. Duke qenë kaq shumë i përfshirë, eventualisht i vendosur para trupit gjykues, në dëshminë e tij Izet Haxhia është i detyruar të mbrojë veten dhe për rrjedhojë të retushojë pafund të vërtetën duke hedhur në kosh një pafundësi ngjarjesh e personazhesh që implikohen bashkë me të. Për këto arsye, por edhe për faktin se gjykata kërkon dëshmi të mbështetura në prova dhe jo llafe, ai nuk mund të nxjerrë ndonjë akuzë që mund të rëndojë ish-eprorin e tij Sali Berisha.

Ardhur në rastin konkret, të akuzës sipas së cilës “Sali Berisha ishte njeriu që e futi në grackë Azem Hajdarin, apo e nxorri në pritë për ta vrarë”, sërish Izet Haxhia është larg mundësisë për të arritur qëllimin e tij, kjo sepse ai vetë nuk është dëshmitar i këtij pretendimi. Tashmë është e vërtetuar se Izet Haxhia, në momentet e vrasjes së Azem Hajdarit, nuk ka qenë në brendësi të selisë së Partisë Demoktarike, por jashtë saj dhe në shoqërinë e vrasësve, kështu që edhe në këtë rast ai nuk ka sesi të jetë dëshmitar i dorës së parë për një episod të ndodhur në një vend ku ai nuk ka qenë i pranishëm.

Përfundimisht mund të thuhet se mundësia e rigjykimit të Izet Haxhisë, bashkë me dëshmitë e risitë, ka shumë të ngjarë të mbetet vetëm një statistikë e rëndomtë për mediat dhe memorien e opinionit shqiptar.

 

 

Etiketa: Ferdinand DervishiIzet Haxhiasali berisha


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Rashel Kolaneci prezanton mamanë dhe mund të themi se duken si motra

Rashel Kolaneci prezanton mamanë dhe mund të themi se duken si motra

Gjykata shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

Gjykata shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

Video/ Skema e vrasjes së Azem Hajdarit dhe misteret e telefonatës së fundit

Video/ Skema e vrasjes së Azem Hajdarit dhe misteret e telefonatës së fundit
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com