Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ivanka Trump, suksesi i pabesueshëm i vajzës së Donaldit

2017/03/13 at 4:55 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ivanka Trump, suksesi i pabesueshëm i vajzës së Donaldit

Ajo që nga shumëkush konsiderohet zonja e parë e vërtetë në Shtëpinë e Bardhë, duket se ka marrë nga babai, mendjemprehtësinë për biznes. Në mos zonja e parë, në një rol për tani atipik, Ivanka Trump sigurisht kualifikohet si vajza e parë, fëmija e parë e politikës amerikane. Një rol i dukshëm, shumë më tepër se ai që kishte Chelsea Clinton, për shembull. Për moshën, sigurisht, por sidomos për një prirje të natyrshme.

Mendoni, për shembull, që pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për bojkot, linja e saj e veshjeve vazhdon të rrisë numrin e blerjeve nga përdoruesit. Në mënyrë të veçantë, sipas Lyst, komuniteti anglez që merret me shumicën e markave, Ivanka Trump ka rritur shitjet e veshjeve të saj me 346%. Natyrisht, fokusi i vazhdueshëm i mediave përbën një ndihmë të rëndësishme, por Ivanka kishte provuar tashmë se kishte cilësi të spikatura si sipërmarrëse, që nga dita kur hyri në grupin e bizneseve të të atit, në vitin 2005.

Por, jo vetëm veshje. Ivanka po hyn fuqishëm edhe në fushën e parfumeve: në mesin e më të shiturve të Amazon, përfshihen “Ivanka Trump Eau de Parfum Spray For Women, 3.4 Fluid Ounce” (72,95 dollarë) dhe “Roller Ball ‘Ivanka Trump For Women 0.20 EDP’”. Kjo, pasi platforma Nordstrom, me 350 dyqane në Shtetet e Bashkuara, kishte njoftuar më 3 shkurt vendimin për të mos shpërndarë më markën e Ivanka Trump. Lufta mediatike kundër familjes Trump, pra, kalon nga instrumentet tradicionale, por shkon deri tek zinxhirët e mëdhenj të shitjeve me pakicë, të cilët me sa duket po përpiqen t’i vënë shkopinj në rrota, edhe vajzës së Presidentit, e cila, megjithatë, vazhdon e patrembur përgjatë serisë së saj të sukseseve tregtare.

Në 2 maj do të dalë libri “Gra që punojnë: Rishkrimi i rregullave të suksesit”, i dyti i Ivankës. Vajza e Parë nuk është e huaj për botime të këtij lloji: që në vitin 2009 kishte botuar një libër mbi strategjitë e kompanive. Eshtë një vepër që përpiqet të shtrijë aftësitë e Ivankës edhe tek ata që nuk janë “bijë apo bir i…”. E Donald Trumpit në këtë rast, që me siguri ka kontribuar për të ngulitur tek Ivanka këtë identitet pozitiv dhe fitues. Po cila është origjina e kësaj mendësie sipërmarrëse? Të mirëinformuarit e dinë që për Trumpin, pra edhe për Ivankën, një rol qendror e kanë luajtur disa personalitete, që nga pastorja Paula White, e njohur për “teologjinë e begatisë”, deri tek Pastori Samuel Rodriguez, presidenti National Hispanic Christian Leadership Conference, i pari evangjelist latin që ka marrë pjesë në një emërim të një presidenti amerikan.

Nëse për të atin këto guida spirituale përfaqësojnë një rol qendror, megjithatë, Ivanka ka deklaruar se është konvertuar në hebraizëm, duke ndjekur gjurmët e bashkëshortit, Jared Kushner, një tjetër enfant prodige në botën e ekonomisë amerikane. Por edhe në këtë rast, kritikët e zakonshëm kane hedhur dyshime mbi vërtetësinë e konvertimit të Ivankës. Pra, sulmet e mediave progresiste kanë vënë në shënjestër të bijën po aq sa edhe të atin. Edhe pse, Ivanka sheh përpara dhe konsolidon rolin e saj në ekonominë amerikane.
/IlGiornale – Përgatiti: bota.al

Ju sugjerojmë

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
Aktualitet

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

17 Korrik, 2025 4:27 pm
Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

17 Korrik, 2025 4:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
Aktualitet

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

17 Korrik, 2025 2:52 pm
“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik
Aktualitet

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

17 Korrik, 2025 2:23 pm
Para
Foto/ Makina që i dha “fund” garës për automjetin më të shtrenjtë në Shqipëri

Foto/ Makina që i dha “fund” garës për automjetin më të shtrenjtë në Shqipëri

Berisha: Xhafa ka qenë xhelat që thyente kockat e armiqve të partisë në burgje

Berisha: Xhafa ka qenë xhelat që thyente kockat e armiqve të partisë në burgje

I riu nis kërkimet në Facebook, zbulon lajmin shokues për nënën e tij

I riu nis kërkimet në Facebook, zbulon lajmin shokues për nënën e tij

TE FUNDIT

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
17 Korrik, 2025

Shqipëria po njeh një rritje të ndjeshme të interesit për punësimin e shtetasve të huaj, veçanërisht nga vende si Turqia,...

Lexo më shumë

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
17 Korrik, 2025

Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur pak momente më parë në stadiumin e qytetit ku mbetën...

Lexo më shumë

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
17 Korrik, 2025

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të...

Lexo më shumë

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
17 Korrik, 2025

Raportohen të shtëna me armë zjarri në lagjen nr 4 të qytetit të Sarandës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com