Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në SHBA.
Në një postim në Twitter, ajo duket se nuk ka humbur shpresat se i ati mund të jetë sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka.
Ndërkohë në daljen e tij të fundit Trump ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si Pensilvania, ku rezultati është përmbysur dhe kandidati demokrat, Joe Biden është në avantazh./ Opinion.al
Every legally cast vote should be counted. Every illegally cast vote should not. This should not be controversial.
This is not a partisan statement — free and fair elections are the foundation of our democracy. 🇺🇸
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) November 6, 2020