Kronikë

Iu përgjigj me armë të shtënave në drejtim të biznesit të tij, arrestohet i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 24/05/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 22 mars 2022, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një furrë buke.

Konflikti nisi kur 32-vjeçari, Armando Ndreu qëlloi me breshëri kallashnikovi në drejtim të furrës së bukës, në pronësi të shtetasit Sadet Sala. Ndërkohë ky i fundit u përgjigj po duke qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pronarin e furrës së bukës të shpallur në kërkim, 28-vjeçarin Sadet Sala.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas