Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iu kap vëllai me drogë, shkarkohet nga detyra “ushtari i Tahirit”

2020/01/18 at 12:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu kap vëllai me drogë, shkarkohet nga detyra “ushtari i Tahirit”

Policia ka dhënë detaje sot mbi operacionin e zhvilluar ditën e djeshme ku u arrestuan 7 persona dhe u sekuestrua një sasi prej 32.5 kanabisi në formë çokollate.


Operacioni i koduar me emrin “Tranzit” është zhvillur nëpërmjet bashkëpunimit të Policisë së Tiranës dhe Dibrës.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. R., 52 vjeç, P. A., 51 vjeç, Sh. M. 51 vjeç, D. M., 20 vjeç, F. D., 37 vjeç, M. P., 32 vjeçe, A. H., 38 vjeç.

Sipas policisë këta persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Ata kishin siguruar lëndën narkotike në shtetit grek dhe e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër. Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Një nga të arrestuarit e këtij operacioni është 51-vjeçari, Pajtim Aga, i dënuar më parë për veprën trafik lëndësh narkotike. Ai është vëllai i Robert Agës, shef i Qarkullimit në qarkun e Dibrës. Ky i fundit pas arrestimit të vëllait është pezulluar nga detyra.

Po kush është Robert Aga?

Robert Aga është ish-shefi i komisariatit të Dibrës që u interceptua edhe në përgjimet e publikuara nga gazeta ‘BILD’ të dosjes 184, teksa komunikonte me zyrtarë të lartë të PS, Ulsi Manja, Saimir Tahiri dhe Xhemal Qefalia por dhe duke biseduar për një takim me kryeministrin Rama.

Në bisedat e publikuara ai dëgjohet të kërkojë favore përsa i përket pozicionit të punës në këmbim të mbështetjes së PS në Dibër gjatë zgjedhjeve të 2017. Në një nga bisedat ai dëgjohet duke i thënë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri: “Unë jam ushtari yt”

Pas zgjedhjeve ai u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës, ndërsa gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ai u fotografua duke shoqëruar materialet zgjedhore në Dibër.

Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Emri i tij përmendet në disa dokumente të publikuara në media që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017.

Megjithëse emri i tij figuronte në raportin e SHIK dhe në përgjimet e ‘BILD’ ku si funksionar policie ndihmonte një subjekt politik, ai kishte mbetur i paprekur dhe madje ushtronte detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër. Pavarësisht bëmave të tij është arrestimi për herë të dytë tashmë i vëllait të tij që ka sjellë dhe shkarkimin nga detyra. Pajtim Aga njihet si biznesmen në zonën e Dibrës. Megjithatë në vitin 2016 ai është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi u kap me 320 gramë kokainë por më vonë u lirua në rrethana ende të panjohura. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari

12 Qershor, 2026 2:53 pm
Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
Bota

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

12 Qershor, 2026 2:47 pm
Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
Sport

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

12 Qershor, 2026 2:42 pm
Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
Bota

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

12 Qershor, 2026 2:40 pm
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
Bota

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

12 Qershor, 2026 2:37 pm
Para
VIDEO/ Me kapuçë dhe cigare, adoleshentët 6 vjedhje brenda natës

VIDEO/ Me kapuçë dhe cigare, adoleshentët 6 vjedhje brenda natës

“Rama dorëzoi padinë ndaj Haradinajt ditën e Masakrës së Reçakut”

“Rama dorëzoi padinë ndaj Haradinajt ditën e Masakrës së Reçakut”

Thaçi firmos vendimin për mandatimin e Kurtit: Pres ai që të vijë ta marrë

Thaçi firmos vendimin për mandatimin e Kurtit: Pres ai që të vijë ta marrë
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
12 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje...

Lexo më shumë

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
12 Qershor, 2026

Aleatët evropianë "mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen." Fjalët e Presidentit Trump në një intervistë të shkurtër...

Lexo më shumë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
12 Qershor, 2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme, duke inspektuar kushtet e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
12 Qershor, 2026

Festa për 80-vjetorin e Donald Trump-it më 14 qershor pritet të hyjë në histori si një nga festimet më të veçanta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}