Aktualitet

Iu gjetën trupat të copëtuar, vajza e çiftit Pasho: Mami s’e pëlqente Elonën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 11/10/21 |
Opi Nion

Historia e vrasjes së çiftit Pasho dhe gjetja e trupave të tyre të masakruar në katër valixhe në Itali tronditi disa muaj më parë vendin fqinj dhe jo vetëm.

Në një intervistë në neës 24 vajza e çiftit Pasho, Dorina Pasho, ka rrëfyer detaje të reja nga që nga shpallja të pafajshëm të vëllait të saj, Taulantit, në lidhje me akuzat se fshihej pas vrasjes së prindërve, por dhe fakte nga marrëdhënia e tij dhe familjes me të dashurën, Elona.

Ajo tha se telefonatën e fundit me prindërit e kishte pasur djali i saj më 31 tetor të 2016-ës.

“Biseda e fundit me prindërit ka qenë normale, si në një familje normale. Prisnin djalin e tyre që të dilte nga burg. Ata kanë folur me djalin tim dëgjoheshin përditë. Shkëputja e tyre më pas ishte e dyshueshme. Isha e para që dyshova për zhdukjen e tyre, pasi ata flisnin me djalin 4 herë në ditë. Ata jetonin në Firence. Telefonata e fundit ka qenë në 31 tetor. Në 1 do të ishte festa e Holloëeen. Ata e kishin uruar djalin që të kalonte mirë. Ai i kishte marrë në telefon që nuk do i vinte dot për t’i takuar. Ishin shumë të qetë. Mami nuk para jepte përshtypje që të kishte diçka. Ajo dinte që të mbante gjëra përbrenda”thotë ajo.

Ndërsa lidhur me personin e fundit që ka folur me prindërit e saj vajza e çiftit Pasho ka thënë: I fundit person që ka folur me ta në telefon ka qenë motra. Biseda e fundit ka qenë biseda normale. S’kam qenë familja perfekte, kemi pasur qejf mbetje me shumë gjëra. Unë me mamin dhe babin kam pasur qejf mbetje. Vëllai me prindërit nuk ka pasur qejf mbetje. Unë kur më ngelej qejfi nuk i flisja, kurse vëllai asnjëherë. Biseda e tyre ishte normale. Nuk kishte kuptuar asgjë.

Më tej ajo ka deklaruar që nuk ka qenë në dieni që ata kanë pasur një shumë lekësh me vete.

“Skam qenë në dijeni fare. Unë asnjëherë, as motra. Nuk di që të kishin një shumë të madhe lekësh. Shqetësimi më i madh nisi rreth datës 4 nentor. Mendova se kanë ikur në Vlorë. Kur nisëm që të flisnim në Shqipëri, dhe kuptuam se nuk kishin vajtur, bëmë denoncim. Ata na thanë se ishin të mëdhenj dhe kishin të drejtë që të largoheshin pa dhënë llogari”, tha Dorina Pasho.

Pjesë nga intervista:

Gishti në fillim u vu mbi të dashurën e Taulantit dhe të vëllait të saj. Hetimet na çojnë që në këtë rrugë nacionale është parë që një makinë ka hedhur këto 4 valixhe. Mendohet se kanë qenë më shumë se sa 3 persona. Kush mund të jetë personi i tretë?
Nuk di se çfarë të të them. Hetimet nuk janë mbyllur. Unë akoma skam asnjë fletë në dorë, se kemi idenë.

Si u përcoll nga ju përfshirja e të dashurës së Taulantit?
Vëllai im kishte 10 vite që jetonte me të. ishte marrëdhënie normale. Në fillim të linte të shokuar. Një njeri që i ke dhënë bukën, të të bëjë një gjë të tillë. Tani do të presim akoma se kush janë. Të shohim nëse është ajo vërtetë, apo ka dikë tjetër që ajo e mbron nga pas.

Ju vetë si motrat e Taulantit keni pasur marrëdhënie korrekte me të?
Mëse normale.

Bisedonit dhe pasi Taulanti ra në burg?
pasi ra po. Pas 2016-ës nuk kam pasur më kontakte me të.

Ka qenë ajo që i ka shkëputur marredheniet?
S’të gënjej dot për këtë.

Ju vetë çfarë mendonit kur ajo shkëputi marrëdhëniet ju dyshuat për të?
Jo asnjëherë.

Arsyet e ndarjes së tyre?
Ato i dinë vetëm ata.

Si e pritet lajmin e ndarjes?
Zgjedhjet i bënte vet ai. Çdo njeri bën zgjedhjet e jetës. Ata nuk ishin të martuar. Çdo njeri e sheh të arsyeshme vetë.

Si shkonin si çift ata?
Marrëdhënia e tyre ishte normale. Unë i shihja mirë. Kishin ato debate, siç i kanë të gjithë.

Me kë ka qenë më e lidhur ajo?Me ju apo motren tuaj, apo prinderit tuaj?
Me veten e saj ma ha mendja më shumë.

Në trupin e nënës tende janë gjetur shenja dhune. Unë nuk e di se si mundet që kjo vajzë që ka jetuar 10 vite me vëllain tënd dhe që është autorja kryesore e vrasjes së prindërve tuaj….
Mamaja ime nuk ka qenë dakord me lidhjen e vëllait tim. Mendonte se do të ishte lidhje kalimtare. Mbase ne nuk e dëgjonim.

Çfarë nuk pëlqente ?
Mami nuk e pëlqente as në tip, asgjë. Ajo thoshte: nuk është për djalin tim. Djali im ka nevojë për dikë që ta mbledh. Unë i thoja: ti nuk je e kënaqur me zgjedhjet e fëmijëve të tuaj.

 

Pas