Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite burg për anëtarin e bandës së Habilajve, Armando Kocerri, në magazinën e të cilit në Babicë të Vlorës, më shumë se një vit më parë, u kap një sasi rekord prej 4.5 ton hashash.
Më 18 tetor, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për të, kështu që dënimi shkon në 10 vite.
Kaçorri me profesion infermier, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e bandës së Habilajve por më herët, Krimet e Rënda kanë vendosur që të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit. /Opinion.al