Aktualitet

Iu gjetën 25 makina pa dokumente, arrestohet pronari i servisit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 09/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi në servisin e tij i gjetën 25 automjete pa dokumentacionin përkatës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.Ç., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në servisin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës:, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pas