Kryesore

Iu gjetën 20 kg kokainë, Berisha: Agim Kajmaku pasqyron fytyrën e kësaj qeverie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 12/06/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku në Itali, pasi autoritetet i sekuestruan 20 kg kokainë.

Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kajmaku është prova se qeveria “Rama” bashkëpunon me botën e krimit.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë për personat e inkriminuar që i ka përfshirë në poste drejtuese.

Reagimi i Berishë

Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!

Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!

Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sb

Pas