Aktualitet

Iu gjet në makinë kokainë, shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:52 - 22/11/21 |
Opi Nion

Efektivi i repartit RENEA, Xhulio Liçi, është shpallur i pafajshëm. Ai ka marrë pafajësinë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Liçi u arrestua në Maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë: Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë.

Për këtë sasi droge është dënuar vetëm shtetasi Ded Nimani me 4 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Nimani para hetuesve, ka dëshmuar se asnjëri prej personave që ndodheshin në automjet më të nuk kishte dijeni për drogën dhe çdo gjë ishte e tij.

Në këto kushte, por edhe në mungesë të provave, Prokuroria liroi nga akuzat për drogë efektivin e RENEA-s dhe shtetasin Luan Gaçi./Opinion.al

Pas