Iu ekzekutua motra nga ish-burri,vëllai i viktimës:E vrau duke ngrënë bukë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme  Fierin,  ku rreth orës 22:50 Elton Metaj (Benga) qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten Sabrina Benga në fshatin Zhupan.

Bëhet me dije se policia është vënë në kërkim të autorit i cili ka mundur të largohet. Vëllai i viktimës, Armando Benga ka folur për  ngjarjen para mediave, teksa u shpreh se ish-kunati ishte liruar nga burgu në muajin korrik.

Sipas tij, Eltoni e qëlloi motrën e tij duke ngrënë bukë.

“Ngjarja ndodhi tek pragu i derës. Motra sa kishte ardhur nga puna dhe kishte vajtur për të ngrënë bukë. Mamaja kishte dëgjuar derën, e kishte vënë re që nuk e kishte hapur dora ime, thjesht kishte ardhur aty. Kishte ardhur aty, ‘dil përjashta’. Në 20 korrik kishte dalë nga burgu. Nuk e di, fajin e kanë e gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe që sot bëri hatanë e madhe.

Mua më tha nusja, ai më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste nga pas. Trimi të del përballë. Jam i tronditur.

Motra dhe mamaja ishin bashkë. Ai kishte thënë të dalë pak motra, ‘ik’ i kishte thënë ajo ‘mos e bëj më atë gjë se njëherë e bëre’ që ndodhi 10 muaj më parë që u arrestua ai për këtë. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri, aq sa më thanë”, rrëfeu vëllai i viktimës,.

Me 22 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari nga Peshtan Bregasi, Elton Meta (Benga) u paraqit në gjykatën e Fierit me akuzat “Armëmbajtje pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT