Një shtetas italian u kap me heroinë dhe armë në Kuçovë, bën të ditur policia. Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian banonte në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë. Ai u arrestua pasi në mjetin e tij me targa AA755OF kishte lëndë narkotike. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistolet, EKOL, kalibër 9 mm, 49 copë fishek, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si Cannabis Sattiva. Si dhe nje sasi materiali plur me ngjyre kafe të dyshuar si lendë narkotike heroinë”, njofton policia.