Italia ka marrë një fitore të rëndësishme në Vaduz të Lichtensteinit. Pritej një fitore e azzurrit duke parë kundërshtarin që kishin përballë, dhe djemtë e përzgjedhur nga Ventura nuk kanë zhgënjyer duke mundur bindshëm vendasit me rezultatin 4:0.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë nga miqtë me Belottin që vërtetoi edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon si te klubi i tij ashtu edhe në përfaqësuese. Ishte pikërisht sulmuesi i Torinos ai që hapi siparin e golave, që u ndoq nga Immobile vetëm një minutë më pas. Goli i tretë shënohet nga Antonio Candreva teksa belotti në minutën e fundit të pjesës së parë shënon golin e katërt. Në pjesën e dytë ata menaxhuan lojën dhe rezultatin duke mos lejuar kundërshtarin të futej në lojë në asnjë moment.