Italia ka shënuar golin e saj të tretë përballë kuqezinjve në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Italianët kryesojnë me rezultatin 3-1, me dy gola realizuar nga Grifo. Ndërkohë, pak minuta më parë një debat mes Verratit dhe Kejdi Bares, ka shënuar tensione tek lojëtarët, ndërsa arbitri ka dënuar me kartonin e verdhë të dy futbollistët.