Banorët e Italisë qendrore nuk po gjejnë qetësi. Lëkundjet e termetit vazhdojnë prej një jave. Në zonat tashmë të dëmtuara lëkundjet vazhdojnë pareshtur. “Ishin rreth 75 goditje termeti që u regjistruan në mesnatë në Marche, Umbria dhe Lazio”, raporton ANSA. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës goditja më e më e fortë ishte në 00:24 me një magnitudë prej 3.4 dhe epiqendër në afërsi të Preci (Perugia).