Autoritetet shëndetësore italiane po marrin masa të reja anti-Covid me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Vendi fqinj do të mbyllet për festat e Pashkëve, nga data 3 deri në 5 Prill, ndërsa pas datës 15 mars pritet të merren masa të tjera shtesë, shkruan Ansa.it.
Masat e reja kufizuese anti-Covid që po shqyrtohen nga qeveria dhe do të jenë të vlefshme nga 15 Mars deri më 6 Prill bazuar në një dekret i cili është vendosur pas takimit të ministrave me autoritetet lokale.
“Virusi po zgjerohet, masat kufizuese duhen marrë sot, për të shpëtuar verën – tha guvernatori i Emilia Romagna në mbledhjen e zhvilluar. “Sa më shpejt t’i marrim ato aq më mirë. Ne kemi nevojë për kujdes dhe maturi maksimale”.
Ministria e Shëndetësisë në Itali vetëm ditën e djeshme raporti mbi 25 mijë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 373 pacientë humbën jetën në 24 orë.