Vullkani i Vezuvit mund të shpërthejë nga momenti në moment, duke detyruar autoritet italiane që të bëjnë një plan emergjence për evakuimin e 700 mijë personave.
Plani është në fazat finale dhe do të publikohet në fund të muajit, thuhet sipas zyrtarëve të regjionit Campania në Itali dhe Departamentit për Mbrojtje Civile.
25 qytetet në rrezik pritet që t’i ndajnë së bashku strategjitë e evakuimit gjatë dy javëve të ardhshme, dhe planet për shtatë “zona të reja të kuqe” të identifikuara kohët e fundit janë duke u realizuar.
“Duhet të pajisemi për të qenë të përgatitur”, tha presidenti rajonal Vincenzo De Luca për shtypin italian, duke shtuar se “Mount Vesuvius është një problem me përmasa gjigande”.