Ditën e sotme parlamenti italian ka miratuar një rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Pas miratimit të kësaj rezolute, kreu i Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi, ka falënderuar homologun e tij, Roberto Fico.
Ruçi e ka cilësuar Italinë si një fqinj të çmuar dhe partner të fuqishëm për Shqipërinë.
“Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, ka thënë mes të tjerash Ruçi./ Opinion.al E.Xh.