Azurët mbeten për të dytën herë radhazi jashtë kampionatit botëror. Humbja në Palermo me rezultatin 0-1 në play-off përballë Maqedonisë së Veriut rezultoi fatale për skuadrën e drejtuar nga Mançini.
Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa arritur rezultat. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat të paparashikuar.