Virologu italian i universitetit të Padovës, Andrea Crisanti, sqaron pse numri i viktimave dhe të të infektuarve, vijon të qëndrojë në nivele të larta, edhe pse Italia ndodhet e izoluar prej më shumë se 3 javësh.
Virologu thekson se numri i personave të prekur është shumë herë më i lartë dhe aktualisht po ndodh përhapja e koronavirusit brenda familjes.
Crisanti e krahason situatën me atë në kroçerën “Princess Diamond”, në të cilën u konfirmuan rastet e para menjëherë pas Kinës dhe më pas u infektuan rreth 700 persona.
Deri të hënën, në Itali janë konfirmuar 97 mijë të prekur dhe mbi 10 mijë të vdekur, ndërsa numri i të shëruarve është vetëm 13 mijë persona, megjithatë për Crisantin këto nuk janë shifrat reale./Opinion.al