Raportimet për mizoritë pranë Kievit bënë që Franca dhe Gjermania të dëbojnë diplomatët rusë të hënën, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters raporton se Italia, Danimarka dhe Suedia kanë bërë të njëjtin veprim.
Mësohet se Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, citon një zëdhënës i ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio të ketë thënë.
Ndërsa Danimarka ka dëbuar 15 diplomatë rusë pas provave të shfaqura për vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.
Suedia thotë gjithashtu se do të dëbojë tre diplomatë rusë që nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Konventës së Vjenës, raportohet të ketë thënë ministrja e Jashtme Ann Linde.
Ish-presidenti dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, është përgjigjur duke thënë se do të hakmerret dhe do të “mbyllë derën e ambasadave perëndimore”, shkruan Reuters./Opinion.al