Italia vijon me trendin në ulje sa i takon numrit të viktimave dhe rasteve të reja me virusin Covid-19.
Autoritetet e Emergjencave Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit,kanë humbur jetën 7 persona të tjerë ndërkohë që 188 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Sakaq, numri i të shëruarve vijon të rritet ndjeshëm ku vetëm në ditën e fundit janë 307 persona.
Që nga nisja e pandemisë në Itali 34.945 persona kanë humbur betejën më virusin vdekjeprurës ndërsa të infektuarit janë mbi 242 mijë./Opinion.al