Kronikë

Itali/ Zbulohet si u transportuan trupat e copëtuar të çiftit Pasho


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Vijojnë hetimet nga autoritetet Italiane për të zbardhur vrasjen e çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Ekspertët italianë kanë arritur në konkluzionin se valixhet me trupat e bashkëshortëve Pasho, janë hedhur në pyll nga një kamionçinë e hapur. Nga kamerat e sigurisë rezulton se kjo makinë ka lëvizur në segmentin Firenze-Piza.

Vrasësi ose vrasësit kishin përdorur një mjet të tillë kur ishte koha për të fshehur eshtrat e burrit dhe gruas, shkruajnë mediat italiane. Për këtë arsye, kontrollet janë gjithashtu duke u zhvilluar në automjetet në pronësi të të të njohurve të familjes në pesë vitet e fundit.

Nëse hipoteza e përdorimit të një mjeti të tillë rezulton e vërtetë, atëherë hetuesit mendojnë se janë të përfshirë të paktën dy persona në ngjarje, njëri që drejtonte mjetin dhe tjetri që ka hedhur trupat e viktimave. Personi i dytë mund të mos ketë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen, por mbetet një bashkëpunëtor i autorëve.

Nga raportet, duket se çifti kanë qenë për herë të fundit në Castelfiorentin, ndërsa një nga personat e dyshuar është djali i çiftit Pasho, Taulanti.

Një tjetër fakt që bën hetuesit të dyshojnë te djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos është ndryshimi i mbiemrit të Taulantit, i cili aktualisht ndodhet në një burg të Zvicrës. Rezulton se pas zhdukjes së prindërve, ai ka ndryshuar mbiemrin nga Pasho në Çela, pas kurorëzimit të martesës në Shqipëri.

Hetuesi pritet të marrin në pyetje Taulant Pashon për vrasjen e prindërve dhe për humbjen e 40 mijë eurove. Ai ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me ta.

Ndryshe kanë dëshmuar motrat e Taulantit, të cilat ka thënë se për herë të fundit prindërit kanë qenë me ish-të dashurën e vëllait të tyre. Por, Elona, ​​ish- e dashura e Taulant Pashos, mohon t’i ketë parë ata. Me të dalë nga burgu, të hënën 2 nëntor, gruaja thotë se ishte vetëm në pritje të lirimit të Taulantit. Ajo gjithashtu raporton se kur shkoi t’i kërkonte një ditë para zbulimit të zhdukjes së çiftit për t’u çuar ushqim, nuk i kishte gjetur në banesë./Opinion.al

 

Pas