Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një person ka qëlluar me armë dhe ka vrarë tre gra, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave italiane për shkaqe ende të paqarta, 57-vjeçari ka nxjerrë pistoletën gjatë një mbledhjeje pronësie dhe ka qëlluar duke vrarë tre gratë.
Ngjarja ka ndodhur në një ambient të një agjencie imobiliare në via Monte Giberto, ku personat ishin ulur për të diskutuar lidhur me ndarjen e një prone.
“Ai hyri në sallë mbylli derën dhe bërtiti do t’ju vras të gjithëve dhe filloi të qëllonte.” Kështu tregoi një dëshmitar i pranishëm në mbledhje.
Autori dyshohet se e mori armën nga një poligon por nuk e kishte kthyer. Ai qëlloi sapo kishte hyrë në vendin ku po zhvillohej takimi, duke qëlluar në drejtim të bordit drejtues të Konsorciumit.
Ndërkaq, 57-vjeçari është arrestuar dhe sipas agjencisë së lajmeve ANSA dyshohet se ndodhet në një komisariat.
Gjithashtu mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.