Policia italiane ende nuk ka një pistë të qartë të vrasjes së dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj ditën e enjte.
Agroni dhe Albani, 29 dhe 36 vjeç, banues në Kanegrate të Italisë u ekzekutuan me breshëri plumbash dhe autorët u larguan ma lënë gjurmë. Mirëpo, dyshimet janë se autorët mund të jenë shqiptarë. Po ashtu, po hetohet më së shumti pista e larjes së hesapeve mes grupeve rivale të drogës. Lajmin e konfirmon gazeta italiane “Il Giorno”, teksa hetimet vazhdojnë ende.