Kronikë

Itali/Vdiq në aksident, 34-vjeçari shqiptar ishte inxhinier dhe baba i një fëmije



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 19/07/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth aksidentit të rëndë që i mori jetën një 34-vjeçari shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur Ilsjan Demko. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme, ku 34-vjeçari shqiptar u përplas me pjesën e prapme të një kamioni.

Ashtu siç shihet edhe në foto, pjesa e përparme e makinës së tij është shkatërruar e gjitha. Kjo ka shkaktuar dëme të rënda në trupin e Demkos, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar.

Ky i fundit ndaloi për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët. Autoritetet po hetojnë edhe pistën që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë.

Mësohet se Demko banonte në Siçili, ishte inxhinier dhe la pas bashkëshorten dhe një djëë./Opinion.al

Pas