Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën e Caserta, në Itali. Një 45-vjeçare shqiptare me inicialet S.S ka gjetur vdekjen, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve “kokë më kokë”.
Përplasja ka qenë fatale, ndërsa gruaja shqiptare drejtonte makinën tip “Lancia”.
Në makinë ishte dhe djali i saj 13 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Napolit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mediave italiane 45-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën e kundërt të rrugës duke u përplasur me një automjet tip “Fiat”. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit tjetër.