Bota

Itali/ Ulja e akcizës, benzina e nafta do të kthehen në çmimin e para luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 23/03/22 |
Opi Nion

Benzina dhe nafta do të  kthehen në çmimin që kishin para shpërthimit të luftës në Ukrainë, në Itali.

Sipas mediave italiane, çmimi do jetë nën dy euro për litër, falë masave të vendosura nga qeveria.  Zbritja duket pak më e madhe se sa ishte paralajmëruar me uljen e akcizës (taksë fikse) duke rillogaritur edhe TVSH-në (që është në përqindje).

Për çmimet, raportoi në Kuvend ministri italian i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani, duke nënvizuar se si rriten tarifat me rritjen e kostos së naftës në mënyrë “menjëhershme, ndërkohë që vonohet përshtatja me uljen e çmimit të naftës bruto”.

Cingolani tha se në vitin e fundit kostoja e gazit të importuar është trefishuar, ndërsa ajo e vendosur nga tregu është rritur tetë herë. “Ne po paguajmë një çmim – shtoi ministri – që nuk ka të bëjë fare me koston e lëndës së parë”.

Të paktën tre vjet për të zëvendësuar gazin rus

Qeveria italiane vazhdon të kërkojë alternativa për të zvendësuar gazin rus. Teksa masat e reja për të lehtësuar ndikimin e faturave (shpërblimet më të zgjatura, këstet, ndihmat për sektorët më të prekur), bëhen funksionale, Cingolani shpjegoi lidhur me masat e vendosura në nivel evropian se duhen të paktën tre vjet për të bërë zëvendësuar gazin rus.

Ndërkohë, për të reduktuar këtë varësi, Italia ka porositur dy anije të reja me gaz të lëngshëm, që do të blihen jashtë vendit, por jo nga Rusia./Opinion.al

Pas