Bota

Itali/Ulet numri i viktimave, mbeten të pandryshuara infektimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 24/07/21 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar 5.140 infektime të reja nga Covid 19 në 24 orët e fundit, pothuajse aq sa edhe një ditë më parë ku u regjistruan 5.143 raste.

Në të gjithë vendin janë shënuar 4.312.673 persona që janë prekur nga Covid që në nisje të pandemisë.

Ndërkohë numri i fataliteteve ka qenë 5, më pak se një ditë më parë kur u regjistruan 17 vdekje. Në të gjithë vendin që nga shkurti 2020 kanë humbur jetën 127.942 persona./Opinion.al

Pas