Italia njoftoi se 192 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën kur ishin 235 persona.
Nga këto raste, 98 ishin vetëm në rajonin e Lombardisë, ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar tashmë në 241,611 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona të prekur me Covid-19, ndërsa të shtunën viktimat ishin 21.
Deri tani, në Itali kanë humbur jetën 34,861 persona të prekur me koronavirus./Opinion.al