Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i një shqiptari u gjet mëngjesin e kësaj të diele përgjatë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.
Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje, megjithatë ato shkruajnë se dëmtimet e marra në trup në shpinë dhe qafë tregojnë se ai është përplasur nga treni.
Oficerët e policisë hekurudhore po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që raportohet se si pasojë e ngjarjes u ngadalësua trafiku hekurudhor./Opinion.al