Një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në provincën e Vicenzës në Itali, është zënë në pritë nga një person i panjohur, i cili e ka plagosur rëndë me thikë. Ngjarja ka ndodhur teksa 42-vjeçari ka qenë duke hapur lokalin e tij.
Sipas mediave italiane shqiptari u qëllua dy herë më thikë nga një shtetas italian.
Shqiptari është goditur në krah, ndërsa një goditje i ka shpuar mushkëritë dhe në këmbë, në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi është zhdukur, duke humbur gjurmët e tij.
Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg, i cili ka njoftuar policinë.
Policia italiane po kqyr imazhet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar atë që ndodhi. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.